Khabib paralajmëron Dana White: S’ke zgjidhje tjetër, ky është dueli i vetëm për titull

10 Maj 2022
8:47
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, i ka çuar një mesazh presidentit të UFC-së, Dana White. Rusi shprehet se për titullin vakant të kampionit të botës në peshën e lehtë duhet të duelojnë braziliani Charles Oliveira dhe rusi Islam Makhachev.

Oliveira e humbi titullin pasi nuk arriti peshën e lejuar dhe fitorja në eventin UFC-274 ndaj Justin Gaethje mbeti thjesht për statistikë. Presidenti i UFC-së i premtoi Oliveira se do të duelojë për titullin në sfidën e radhës, por nuk dihet ende emri i rivalit. Një propozim interesant ka bërë Khabib, mik i ngushtë me Makhachev.

Dana White, nuk ke zgjidhje tjetër veçse të organizosh duelin mes Oliveira dhe Islam, në Abu Dhabi, më 22 tetor. Data e përkryer, vendi i përkryer dhe rivalët e përkryer për të dueluar për titullin. Njëri ka 10 fitore radhazi, tjetri 11. Islam e meriton më shumë se kushdo tjetër këtë shans”, ka shkruar Khabib Nurmagomedov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit