Khabib rikthehet në palestër për duelin e radhës, por eviton sërish Amerikën

10 Gusht 2020
10:22
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, i është rikthyer stërvitjes pas vdekjes së babait e trajnerit të tij, Abdulmanap Nurmagomedov. Rusi do të përgatitet për duelin e tij të radhës, atë ndaj Justin Gaethje, që do të zhvillohet më 20 tetor, në eventin UFC-254.

Khabib ka postuar foto nga stërvitja e tij në palestër, ku duket në formë, duke u stërvitur me doreza boksi. Këto janë seancat e para stërvitore pa babanë e tij.

Pavarësisht kësaj, rusi ka vendosur që stërvitjen ta zhvillojë në Moskë, në vendlindjen e tij, duke evituar të udhëtojë në Amerikë, si zakonisht. Shkak është frika nga pandemia e Covid-19, që i mori jetën babait të tij.

Sipas trajnerit të kickboksit të Khabib, Javier Mendez, stërvitja do të zhvillohet në Moskë. “Khabib nuk ndihet komod të vijë deri këtu, të rrezikojë veten dhe stafin e tij për shkak të koronavirus. Ndaj, ai nuk do të stërvitet në Amerikë. Ai është fokusuar te rivali i radhës dhe i ka në mendje të gjitha këshillat e babait të tij”, tha Mendez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit