Khabib: S’më intereson sfida me atë, le të shkojë të duelojë ku të dojë

18 Shtator 2020
12:48
Telesport
back button

Më 24 tetor, rusi Khabib Nurmagomedov, do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse. Në eventin UFC-254 ai do të duelojë ndaj kampionit të përkohshëm të këtij Divizioni, Justin Gaethje, sfidë që do të zhvillohet në Abu Dhabi, në “Fight Island”.

Në një deklaratë për mediat, Khabib ka folur edhe për një sfidë të mundshme në të ardhmen ndaj Conor McGregor: “Për momentin, Conor mund të jetë vetëm një sportist rezervë në listat e UFC-së, në rast se ndodh ndonjë e papritur”.

Më tej, rusi tha: “Ai është i tërhequr dhe për t’u rikthyer duhet të kapë peshën. Për mua ai mund të duelojë sërish ndaj Nate Diaz apo Jorge Masvidal për të bërë ca parà. Le të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk jam aspak i interesuar të përballem sërish me të. E kam mundur një herë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit