Khabib takon Putin, ja fjalët e presidentit rus (VIDEO)

12 Shtator 2019
18:52
back button

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka thurur elozhe Khabib Nurmagomedov pasi luftëtari mposhti Dustin Poirier në UFC 242 duke mbrojtur titullin e peshës së lehtë.

Putin është takuar me Nurmagomedov dhe babanë e tij në Rusi të enjten, dhe tha se e kishte parë drejtpërdrejtë ndeshjen e tij.

Në komentet e raportuara nga agjencitë e lajmeve, Putin i ka thënë babait Abdulmanap: “Dua t’ju uroj për fitoren e djalit tuaj. Një luftëtar i denjë. Një luftëtar i fortë.”

Puti ka shtuar se mënyra se si Khabib ka mposhtur Poirier ishte një mbytje klasike nga mbrapa dhe e drejtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit