Khabib: Të gjithë kampionët herët a vonë humbasin, ja kur do të tërhiqem

16 Tetor 2019
9:22
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në UFC, ka një rekord prej 28 fitoresh e asnjë humbje në artet marciale mikse. Duke parë këtë rezultat, ai mendon se duhet të konsiderohet si sportisti më i mirë në planet në klasifikimin “pound for pound”. Në një intervistë për “Arab News”, kampioni rus shprehet se fundi i karrierës për të është afër.

Mendoj se në 2 apo 3 vjet do të tërhiqem. Nuk kam dëshirë të dueloj gjithë jetën time, pasi sa vjen e bëhet më e vështirë për mua”, tha Nurmagomedov.

Më tej, rusi shtoi: “Njoh shumë të rinj, të uritur për fitore, që po vijnë në sportin tonë. Unë dua të mbetem i pamposhtur në karrierën e time. Kjo nuk është e pamundur edhe pse e vështirë. Në të gjitha sportet ka ndodhur që kampionët të humbasin një ditë. Një sportist duhet ta kuptojë kur është koha për t’u ndalur. Për mua, besoj se ajo kohë do të vijë pas 2 vitesh”, tha Nurmagomedov.

Në duelin e radhës, kampioni rus pritet të duelojë ndaj Tony Ferguson, sfidë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit