Khedira ka një mesazh të qartë për Juven, zgjedh mesfushorin ideal

29 Maj 2020
10:58
Alfred Lleshi
back button

Sami Khedira ka luajtur për Juventusin që nga viti 2015 dhe, përkundër një sezoni torturues, dominuar nga dëmtimet (siç ka ndodhur shpesh me të), ai ende dëshiron të mbetet bardhezi, t’i demonstrojë aty gjithë vlerat e tij.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve nga fansat në Instagram, gjermani foli qartë për të ardhmen e tij, referuar vullnetit personal: “Kontrata ime aktuale skadon në vitin 2021. Ndihem shumë mirë në Itali dhe te Juventusi. Kam gjetur një ekip shumë të fortë dhe jam ende i uritur për të fituar tituj. Tani kam më shumë besim në trupin tim, prandaj nuk shoh asnjë arsye për të ndërruar ekip. Jam shumë i lumtur te Juventusi dhe në Torino”.

Pra, nuk ka dyshime nga ana e tij, përveç nëse Juventusi duhet të zgjedhë ta shesë atë. Më në fund, kurioziteti futbollistik për preferencat e Khedira. Një emër i padiskutueshëm në mesfushë: Andrea Pirlo: “Një futbollist, me të cilin do të më pëlqente të luaja? Është një pyetje shumë e vështirë, por nëse do të kisha mundësinë të zgjidhja, do të thoja Andrea Pirlo. Ai është një person i shkëlqyer dhe një (ish)futbollist i jashtëzakonshëm. Pirlo luajti me aq qetësi, po ishte tejet argëtues. Unë mendoj se me të në krah do të kisha realizuar shumë më tepër gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit