Khedira po ikën nga Juventusi, ja dy destinacionet e bujshme

22 Shtator 2020
10:24
Alfred Lleshi
back button

Pasi i dha Pirlos numrin e shumëpritur “9” (Morata zbarkoi mbrëmë në Torino, sot po kryen vizitat mjekësore), Juventusi duhet të përqendrohet mbi të gjitha te largimet. Në veçanti, e ardhmja e Sami Khedira mbetet për t’u vendosur, kontrata e pasur e të cilit rëndon mbi buxhetin bardhezi deri më 30 qershor 2021. Mesfushori gjerman nuk është në planet e Pirlos, ndaj klubi shpreson të gjejë një marrëveshje me të për përfundimin e kontratës.

Marrëveshje që sipas “Sky Sport” mund të lehtësohet nga interesi i PSG, ku Khedira ka një nga “sponsored” kryesorë, bashkatdhetarin e tij, Tuchel. Gjermanit në të vërtetë i pëlqen edhe Manchester United, por për momentin nuk e ka ndarë mendjen plotësisht. Jashtë Juventusit mund të përfundojë edhe Rugani, mbrojtësi i fundit i skuadrës në hierarkinë e Pirlos, që pëlqehet në Premier League. Newcastle dhe West Ham do të garojnë për të.

Më në fund, pothuajse gjithçka është bërë për transferimin e Luca Pellegrini te Genoa, që fitoi garën ndaj Fiorentinës. Në anën tjetër, De Sciglio duhet të mbetet bardhezi, sipas kërkesës së trajnerit Pirlo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit