Kilde fiton garën e zbritjes së lirë, aksident tragjik për zviceranin Gisin

15 Dhjetor 2018
14:01
Telesport
back button

Skiatori norvegjez Arnold Kilde fitoi sot garën e zbritjes së lirë për meshkuj, zhvilluar në pistën italiane të Val Gardena, garë e vlefshme për Kupën e Botës. Koha 1’56”13 vendosur pas dy zbritjesh nga Kilde ishte më e mira në këtë garë, me norvegjezin që bëri një paraqitje shumë të mirë, dukë lënë pas rivalët. I dyti u klasifikua skiatori austriak Max Franz dhe në të tretin ai zviceran Beat Feuz.

Gara e sotme pati edhe një moment tragjik, me skiatorin zviceran Marc Gisin që pësoi një aksident të rëndë. Ai u nis i 18-ti, por nuk mbante të veshur “airbag” dhe në një moment humbi kontrollin, teksa ishte me 100km/orë. Gisin u rrotullua disa herë në pistë dhe ndaloi pa ndjenja, ndërkohë që ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e menjëhershme. Pas 20 minutash ai u transportua me helicopter në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit