Kili kërkon përjashtimin e Ekuadorit nga Botërori: arsyeja është e pabesueshme

5 Maj 2022
19:09
Denis Hakanaj
back button

Një nga mungesat e mëdha në Katar 2022 do të jetë sigurisht Kili. La Roja nuk ka arritur të kualifikohet duke dalë e shtata në grupin kualifikues, por Federata Kiliane e Futbollit ka paraqitur te FIFA një kërkesë për përjashtimin e Ekuadorit.

Arsyeja? Një shkelje e mundshme e rregullores e shkaktuar nga aktivizimi i Byron Castillo, lojtar që duket se ka përdorur një datëlindje false, duke deklaruar moshë dhe kombësi të ndryshme nga ato të vërtetat.

“Mbi bazën e të gjitha informacioneve dhe dokumenteve të mbledhura, faktet janë shumë të rënda dhe duhet të hetohen deri në fund nga FIFA”, lexohet në komunikatën për shtyp të federatës së Kilit.

“Ka shumë prova që tregojnë se lojtari ka lindur në Kolumbi, në qytetin e Tumako, më 25 korrik 1995, dhe jo më 10 nëntor 1998 në Ekuador.

“Hetimet e zhvilluara në Ekuador, duke përfshirë edhe një raport ligjor të Drejtorisë Kombëtare të Regjistrit Civil, kanë konfirmuar ekzistencën e pasaktësive në certifikatën e lindjes të paraqitur nga lojtari dhe kanë thënë se ky dokument nuk ekziston duke arritur në përfundimin se mund të jetë false”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit