Kimmich përçan Gjermaninë, ish-ylli i Bayern: Nëse të gjithë do të bënin si ai

25 Nëntor 2021
15:36
Denis Hakanaj
back button

Çështja Joshua Kimmich po shkakton shumë debate në Gjermani.

Lojtari i Bayern Munich është kundër vaksinës dhe është infektuar përsëri me Covid-19.

Rasti i tij po përçan opinionin publik. Nuk kanë munguar kritikat kundrejt mesfushorit gjerman. Mes atyre që e kanë dënuar zgjedhjen e tij është edhe ish-sulmuesi i Bayern, Mario Gomez.

“Stadiumet janë plot sepse 70-80% e personave janë vaksinuar. Nga kjo përfiton edhe ai. Nëse të gjithë do të silleshin si ai, do të luanim edhe një vit tjetër pa spektatorë”, ka thënë Gomez për Bild.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit