Kina jep lajmin e madh, thotë se ka zbuluar vaksinën e “Coronavirus”

18 Mars 2020
10:09
Alfred Lleshi

Kina ishte vendi i parë, që u prek nga “Coronavirus”. Atje, gjendja duket e përmirësuar, pas masave drastike të karantinimit të popullsisë. Natyrisht, ka pasur mijëra të prekur dhe shumë të vdekur, por situata është vendosur nën kontroll, ndryshe nga çfarë po ndodh tashmë në Europë. Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës tha në një komunikatë se kishte zhvilluar me sukses një vaksinë për t’i dhënë fund përfundimisht “Coronavirus”.

Kjo vaksinë, e cila mund të bëhet shpresa e njerëzimit, u krijua nga Akademia Ushtarake e Kërkimeve Mjekësore, që është në varësi të Akademisë Ushtarake të Shkencave. Ministri i mbrojtjes i vendit të madh aziatik deklaroi se e kanë zhvilluar me sukses këtë antidot dhe kanë dhënë miratimin për të bërë teste njerëzore. Së shpejti do të fillojë prodhimi i saj në shkallë të gjerë. Në mënyrë të ngjashme, autoritetet kineze raportuan se një ekip i udhëhequr nga Dr.Chen Wei ka punuar për një muaj me radhë për të zhvilluar antidotin.

“Vaksina është arma më e fuqishme shkencore për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, – tha Chen në një paraqitje para rrjetit kinez CCTV. – Nëse Kina është vendi i parë që shpik një vaksinë të tillë dhe ne marim patentën, do të demonstrojnë përparimin e shkencës sonë dhe imazhin e një vendi gjigant”.

Kujtojmë se ky lloj i ri “Coronavirus”, i quajtur COVID-19, u zbulua në dhjetor, në Wuhan të Kinës qendrore. Që nga ajo kohë, virusi i frikshëm nuk e ka ndalur përhapjen në mbarë botën, duke u bërë një pandemi. Janë më mijëra tashmë të infektuarit, që po karntinohen në mbarë globin, mijëra po i nënshtrohen terapive intensive nëpër spitale, shumë të tjerë kanë humbur jetën, fatkeqësisht. Për momentin nuk ka një mjekim për këtë virus, ndaj shumë shtete po nxitojnë të gjejnë vaksinën. Gjermania, Hollanda, Anglia, SHBA, kanë nisur testet për këtë, ndërkohë që nga Kina vjen lajmi i madh i mësipërm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit