Kinë, Arsenal-Manchester City nuk transmetohet për faj të… Ozil

15 Dhjetor 2019
16:44
Denis Hakanaj
back button

Ndeshja e Premier League mes Arsenal dhe Manchester City, që do të zhvillohet ost në 17:30, nuk do të transmetohet nga televizioni kinez CCTV.

Vendimi është marrë pas postimit të publikuar në Twitter të premten e kaluar nga ylli i Topçinjve, Mesut Ozil, i cili ka dalë në mbështetje të ujgurëve të Xinjang.

Gjermani ka dënuar shtypjen e Kinës kundër minoriteteve myslimane në krahinën perëndimore, duke kritikuar edhe vendet myslimane se nuk kanë bërë asgjë në lidhje me këtë situatë.

Një mendim ky që nuk është pritur mirë në Kinë, me televizionin shtetëror që ka vendosur të transmetojë sfidën mes Wolves dhe Tottenham në vend të asaj mes Arsenal-it dhe City-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit