KINË: Paulinho shkatërron ekipin e Benitez, “armiku” i Etrit Berishës nuk ndalet me gola (VIDEO)

16 Korrik 2019
17:04
Anton Cicani
back button

Plot 13 gola në tre ndeshje! China Super League, pra kampionati kinez i futbollit, ditën e sotme ka dhuruar spektakël dhe emocione, ndërsa fitorja më e thellë është shënuar nga Guangzhou Evergrande, që shkatërroi 4-1 skuadrën e Dalian Yifang, që tashmë drejtohet nga ish-trajneri i Napolit dhe Newcastle, Rafa Benitez.

Skuadra e drejtuar nga Cannavaro ka gjetur një super Paulinho. Braziliani, që luajti edhe 1 vit te Barcelona, përpara se të kthehej sërish në Azi, ishte i jashtëzakonshëm me tripletën e tij, një ditë pasi festoi edhe ditëlindjen. Një dhuratë e bukur vetes së tij.

Ekipi tjetër, Guangzou RF fitoi 2-1 dhe këtu duhet shënuar dopieta e Eran Zahavit (e mbani mend ndaj Etrit Berishës dhe kartoni i kuq në Shqipëri-Izrael?), që është duke fluturuar me golat e realizuar deri tani, që janë plot 22 në 17 ndeshje. Sukses edhe nga Shanghai Shenhua ndaj Henan Jianye.

Skuadra e Quique Sanchez Flores u nderua nga dy golat e Giovanni Moreno. Në total, sot u realizuan 3 dygolasha dhe një trigolësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit