“Kisha duruar shumë por tani…” Courtois shpërthen pas finales, lot dhe sulm ndaj Anglisë! Motivi

29 Maj 2022
0:38
Telesport
back button

Liga e Kampionëve flet spanjisht, falë suksesit të Real Madridit në Paris që fitoi në finale ndaj Liverpoolit me golin vendimtar të Vinicius në fillim të pjesës së dytë. Por nëse sulmuesi i Blancos ishte themelor për të ndezur tifozët madrilen, lojtari më i mirë në fushë ishte një tjetër lojtar i Ancelottit: Thibaut Courtois, i cili me pritjet e tij u mohoi çdo shpresë anglezëve.

Një finale si protagonist absolut, që shënoi një ndeshje perfekte falë pritjeve vendimtare për të gjithë 90 minutat. Sidomos në një duel personal me Momo Salah me egjiptianin që e ka parë veten t’i pritet e pamundura…

Në statistika, Liverpooli ishte një makinë gjuajtjeje: 23 gjithsej, 9 përballë porte dhe po aq ishin pritjet vendimtare të Courtois gjithmonë në kohë në shpëtimin e rezultatit. Kur shfirat ishin 0-0 dhe gjatë gjithë pjesës së parë, katër ndërhyrje perfekte që e mbajtën Real Madridin ne loje, edhe pse sigurisht jo të bukur ne paraqitje.

Më pas, në pjesën e dytë, pas avantazhit të Vinicius dhe me Liverpoolin që kerkoi barazimin, pesë ndërhyrje të tjera që lejuan të ngrihet në qiell kupa e 14-të e Real Madridit. MVP absolut, gjithashtu i lartësuar nga shoket e tij dhe trajneri…

Courtois vulosi performancën e tij personale në Paris duke bërë një pritje vendimtare 9 herë: asnjë portier tjetër në një finale të Ligës së Kampionëve nuk kishte arritur të shkonte aq larg, duke u konfirmuar si lojtari shtesë për Carlo Ancelottin dhe shokët e tij të skuadrës.

Dhe kur Liverpool-i kishte në fyt klithmën e gëzimit, edhe pak fati u kujdes për të shpëtuar portierin belg, duke u lënë anglezëve vetëm hidhërimin e disa tentativave per te gjetur ate gol te mallkuar.

Një performancë që ka edhe shijen e një hakmarrjeje të vërtetë personale, të cilën vetë Courtois e nënvizoi më pas në fund të finales dhe me trofeun në dorë: “Sot më duhej të fitoja një finale për karrierën time.

Pavarësisht gjithë mundit, mendoj se nuk kam respekt të mjaftueshëm, sidomos në Angli. Kam parë shumë kritika, edhe pas një sezoni të mrekullueshëm, se nuk isha mjaftueshëm i mirë”. Referenca padyshim shkon në kohën e tij në Premier League midis 2014 dhe 2018 kur ai veshi fanellën e Chelsea-t!

“Jam ndier mirë në javët e fundit. Pasi bëra pritjen e parë, askush nuk mund të hiqte dëshirën për të fituar Ligën e Kampionëve.” Këto janë fjalët e para të portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois, pas fitores së Ligës së Kampionëve. “Është e pabesueshme, kaq shumë vite, kaq shumë punë – shtoi portieri belg – kam parë shumë njerëz që më kritikojnë, sot kemi treguar se kush është mbreti i Evropës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit