“Kishim vite që nuk luanim kaq mirë në Champions, tani radhën e ka Barcelona”

29 Nëntor 2023
9:20
Telesport
back button

Në Grupin E të Champions League gjithcka është vendosur për sa i përket dy ekipeve që avancojnë më tej. Ato janë Atletico Madrid e Lazio, që në ndeshjen e fundit në grup do të përcaktojnë se cila do të mbajë kreun. Ekipi spanjoll fitoi 3-1 në fushën e Feyenoord dhe udhëheq renditjen me 11 pikë.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, që festoi ndeshjen e 100-të në Champions League, u shphreh: “Jam i lumtur për lojtarët, pasi po luajnë mjaft mirë në këto ndeshje të rëndësishme. E dinim se sa e vështirë ishte kjo sfidë. Duhej ta kishim mbyllur më herët ndeshjen, por fitorja ishte e merituar”.

Duke folur për lojtarët, Simeone vecon Hermoso: “Jam i kënaqur me lojën e tij. Luan me ne prej dy vitesh dhe ka treguar gjëra të mëdha”. Ndeshja e radhës në kampionat ndaj Barcelonës: “Kishte vite që nuk ishim kaq lart në Champions dhe kjo na karikon për sfidën ndaj Barcës ditën e diel. Duam të marrim më të mirën nga kjo sfidë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit