“Kjo është kriminale”, tifozët e Anglisë kundër Southgate dhe yllit të Chelsea-t

8 Qershor 2022
18:18
Denis Hakanaj
back button

Anglia nuk ka bindur në dy ndeshjet e para të Nations League. Në fillim ka ardhur humbja kundër Hungarisë, që nuk i mundte Tre Luanët prej gjashtëdhjetë vitesh.

Më pas një barazim kundër Gjermanisë i arritur vetëm falë një penalltie të Harry Kane në minutat e fundit. Jo saktësisht paraqitje të denja për nënkampionët e Europës dhe një skuadër që konsiderohet një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës.

GREALISH NË STOL – Kush është problemi i kësaj Anglie? Me përjashtim të lodhjes së lojtarëve pas një sezoni të gjatë dhe me një kalendar shumë të ngjeshur, në ndeshjen kundër gjermanëve është vënë re një mungesë idesh në qarkullimin e topit, pa shumë raste të krijuara për Kane dhe shokët e tij të sulmit.

Dhe të mendosh se trajneri Southgate kishte në stol një lojtar që është në gjendje t’i japë më shumë fantazi skuadrës, por nuk e ka përdorur. Edhe kundër Gjermanisë, Jack Grealish ka qëndruar në stol për gjashtëdhjetë minuta, pas gjashtëdhjetë minutave të kaluara në stol kundër Hungarisë.

Këtë herë në vendin e tij ka luajtur Mason Mount, i cili nuk i ka dhënë shumë cilësi ekipit. Në të kundërt, hyrja në fushë e Grealish ka rigjallëruar Tre Luanët, që kanë arritur të barazojnë në minutën e 88-të.

KOMENTE – Zgjedhja e Southgate nuk është pëlqyer në Angli: pse nuk është titullar? Siç ka shpjeguar Daily Mail, këtë pyetje ia ka bërë vetes edhe Gary Lineker, i cili ka vlerësuar paraqitjen e lojtarit të City-t në Tëitter.

“Jack Grealish ka bërë diferencën. Në këto nivele duhet të rrezikosh pak në mënyrë që gjërat të ndodhin”. Një cicërimë që ka shkaktuar shumë komente në favor të lojtarit nga ana e tifozëve.

“Është kriminale që Grealish nuk e nis ndeshjen titullar, ka krijuar shumë raste. Mount është një lojtar i mirë i Premier League, asgjë më shumë, por është një nga të përkëdhelurit e Southgate”, ka shkruar një tifoz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit