“Kjo është marrëveshja më e lehtë, biem dakord brenda një nate”

4 Qershor 2020
9:32
Telesport
back button

Frank Warren, promotori i boksierit britanik Tyson Fury, ka hapur dyert për një marrëveshje të mundshme mes boksierit të tij dhe Anthony Joshua. Madje Warren tha se kjo marrëveshje mund të jetë shumë e lehtë për t’u arritur.

Fury mban titullin e kategorisë WBC në peshën e rëndë, ndërsa Joshua ato të kategorive IBF, WBA dhe WBO. “Nuk është një marrëveshje e vështirë, pasi në tavolinë gjithçka do të ndahet 50-50. Nuk ka kusht tjetër”, tha Warren.

Kjo e bën shumë të thjeshtë marrëveshjen, madje ajo mund të arrihet brenda një dite nëse ulemi të bisedojmë. Fury është numri 1 në peshën e rëndë. Megjithatë, ne nuk duam 60-40 në favorin tonë, por një ndarje 50-50 të të ardhurave”, tha Warren.

“Ne e duam atë ndeshje pasi e dimë që Fury do të fitojë. Edhe sikur gjithë ditën të duelojnë, sërish është Fury ai që do të mposhtë Joshua”, u shpreh Warren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit