“Kjo është ndeshja që na dha titullin kampion në Premier”

21 Janar 2019
18:26
Telesport
back button

Me 19 fitore këtë sezon në Premier League në 23 javë kampionat, skuadra e Liverpool është duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme. “Reds” e trajnerit Jurgen Klopp kryesojnë renditjen me 4 pikë më shumë se Manchester City. Në ndeshjen e fundit në kampionat, Liverpool fitoi 4-3 ndaj Crystal Palace, në një ndeshje të çmendur, vendosur në minutat e fundit.

Sulmuesi senegalez Sadio Mane e konsideron këtë ndeshje si më të vështirën e këtij sezoni, madje ai e vlerëson shumë këtë sukses. “Të rëndësishme janë 3 pikë, por kjo mbetet fitorja më e vështirë e këtij sezoni. Ky sukses mund të na ketë dhënë titullin kampion. Rivalët tanë ishin të fortë, kompakt dhe na vunë në vështirësi, por ia dolëm mbanë”, tha Mane.

Sulmuesi senegalez Sadio Mane

Sulmuesi realizoi golin e tij të 10-të sezonal. “Janë këto ndeshje që të motivojnë dhe të japin më shumë besim për të ardhmen. Nëse arrijmë të kalojmë me sukses këto takime e këta rivalë, atëherë mund të fitojmë titullin. Ndaj e konsideroj këtë fitore si fitoren e titullit, pasi morëm 3 pikë që na mbajnë në krye të renditjes”, u shpreh Sadio Mane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit