“Kjo është një ditë historike”, Rui Costa fiton zgjedhjet për presidencën

10 Tetor 2021
14:13
Denis Hakanaj
back button

Ditën e shtunë janë zhvilluar zgjedhjet për presidentin e ri në shtëpinë e Benfica-s.

Mëngjesin e së dielës, klubi ka lajmëruar zyrtarisht emrin e numrit një të ri: bëhet fjalë për Manuel Rui Costa, ish-kampion edhe i Milan-it, i cili është brë presidenti i 34-t i klubit. Portugezi do të jetë në drejtim deri në vitin 2025.

“Kjo është një ditë historike, por fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve nuk jam unë, por gjithë Benfica. Me 40.115 votues, kemi patur  mobilizimin dhe pjesëmarrjen më të madhe të të gjitha kohërave, kjo është një dëshmi krenarie dhe dashurie kundrejt klubit. Dua të falënderoj tifozët që kanë dashur t’u dëgjohej zëri”, ka thënë Rui Costa.

“E di mirë përgjegjësinë e madhe që më është dhënë: objektivi ynë është të fitojmë. Të fitojmë gjithmonë në të gjitha kompeticionet ku do të marrë pjesë klubi ynë i madh. Ky është prioriteti absolut”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit