“Kjo është papërgjegjshmëri totale”; Braçe jep alarmin para “finales” Shqipëri-Poloni

11 Tetor 2021
11:14
Alfred Lleshi
back button

“Janë shitur të gjitha biletat. Nuk mjaftojnë 22 mijë vende, sa ka stadiumi, por duhen 220 mijë, aq janë kërkesat për të parë ndeshjen e kombëtares ndaj Polonisë”. Kështu u shpreh kreu i FSHF-së, Armand Duka, mbas fitores së madhe në Budapest, kundër Hungarisë.

Tashmë, edhe me ndihmën e tifozëve kuqezinj, synohet të mposhtet Robert Lewandowski me shokë, për të ruajtur vendin e dytë në grup dhe shanset e kualifikimit në “Katar 2022”. Megjithatë, jemi në kohë pandemie, trumbetohet me të madhe distancimi social.

Gjë që nuk mund të zbatohet nesër mbrëma në “Air Albania”, me vendet e stadiumit të mbushura plot e përplot. Rregullat, edhe të UEFA-s, kërkojnë kapacitet të reduktuar të publikut në stadiume, mundësisht një stol i zënë dhe tjetri krah tij bosh. Erion Braçe, një kritik i ethshëm i FSHF-së, ka dhënë alarmin përmes një statusi në rrjetet sociale:

“STADIUMI PLOT?

ME 40% MBULESE VAKSINALE? ME KETE NUMER INFEKTIMESH DITORE VECANERISHT NE TIRANE?

ME KETE NUMER VDEKJESH?

Per me teper, kur ne po shtyjne çeljen e universiteteve jave per jave, pikerisht per te arritur mbrojtjen vaksinale e shmangur vatra infeksioni?! Shikoni, e kuptoj qe deshira eshte shume e madhe, nevoja, pasioni gjithashtu;

Por kujtoni dramen e BERGAMOS pas asaj ndeshjeje ne “San Siro”!

Nuk demton, perkundrazi e kthen nje ambjent te sigurt nje norme prej 40-50% te vendeve ne stadium, ne distance e me maska!

E di, i kam degjuar boll ato fjalite “klubet plot”, “shkollat hapur”, “autobuset po plot”, “koncertet e kastes”, “premierat e Xhejmsit” etj, etj:

Por shihini tabelat me te dhenat e Italise, Spanjes, Gjermanise;

NJE VAKSINE DUHEJ, DUHET PER TE QENE TE LIRE! Dhe shihini stadiumet e tyre si funksionojne!

Pa VAKSINE dhe te PAPERGJEGJSHEM, vec ky ne foto mund ta katandise! VAKSINA ESHTE LIRI!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit