“Kjo është sfida e vetme që ka kuptim sot në peshën e rëndë”

10 Maj 2019
10:13
Telesport
back button

Deontay Wilder, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC do të mbrojë titullin kampion në peshën e rëndë ndaj Dominic Breazeale në duelin që do të zhvillohet më 18 maj. Ndërsa dy javë më vonë (më 1 qershor), kampioni tjetër i këtij Divizioni, Anthony Joshua, do të mbrojë titujt kampionë të kategorive IBF, WBA e WBO ndaj Andy Ruiz Jr.

Gjithsesi, për promotorin e njohur të boksit Eddie Hearn, këto sfida nuk kanë shumë interes nga publiku edhe pse në ring do të ngjiten dy kampionë bote. Ai shprehet se dueli i vetëm që ka sens në peshën e rëndë është ai mes Wilder dhe Joshua. Pra, një përballje mes dy kampionëve të botës, që do të sillte unifikimin e titujve në një boksier të vetëm.

Të dy boksierët kampionë kanë shansin që të duelojnë sërish në nëntor apo dhjetor. Një përballje mes tyre do të ishte historike, një duel i jashtëzakonshëm për fansat. Ai është dueli i vetëm që ka kuptim në Divizionin e peshës së rëndë. Çdo sfidë tjetër është kthyer në një përballje rutinë. Unë shpresoj që t’ia dal mbanë e t’i ngjis në ring dy kampionët e botës”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit