“Kjo është shumë e shëmtuar”, Gullit kritikon hapur sistemin e futbollit

9 Qershor 2022
15:31
Denis Hakanaj
back button

Ruud Gullit ka shprehur pakënaqësinë me sistemin e futbollit holandez edhe pse, siç kanë thënë disa kolegë të tjerë në të kaluarën, kjo temë duhet shtrirë në botën e futbollit në përgjithësi.

Kritika e ish-futbollistit është mungesa e mundësive të vërteta për trajnerët me ngjyrë. Sipas Gullit, siç ka shpjeguar për Helden Magazine, shumë trajnerëve me ngjyrë nuk iu është dhënë besimi për të treguar vlerën e tij në Holandë, në klube dhe te kombëtarja.

Duke marrë shkas nga roli i ri në stafin teknik të kombëtares holandeze të Davids, Gullit ka thënë:

“Jam i gëzuar që flitet për Davids sepse besoj se në përgjithësi shihen vetëm shumë ish-lojtarë me ngjyrë që bëhen asistentë dhe kaq.

“Dreqi e mori! Çfarë mund të bënte Patrick Kluivert me kombëtaren holandeze? Nuk e di. Henk Fraser? Nuk e di. Unë nuk kam patur asnjë mundësi me Dick Advocaat? Jo!

“Ata më kanë thënë se roli im ishte të qëndroja mes lojtarëve, por nuk më kanë lejuar kurrë të bëhem trajner. Advocaat më ka bërë gjithmonë të kuptoja se nuk i duhesha unë për të drejtuar kombëtaren holandez”.

Dhe akoma: “Bëhet fjalë për mundësi të barabarta. Duket pothuajse sikur personat thonë se trajnerët (me ngjyrë) nuk kanë cilësi. Më duket e shëmtuar. Shumë e shëmtuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit