“Kjo gjë s’më pëlqen”, shfryhet presidenti i Atletico-s: Luajmë gjithmonë me 9 lojtarë…

7 Shtator 2022
15:07
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca-n, në të cilën është kthyer të flasë për punën e arbitrave dhe VAR-it me rastin e sfidës kundër Real Sociedad, por jo vetëm.

SHFRYRJA – “Nuk ka qenë një pasdite e mirë as për arbitrin dhe as për VAR-in. Ajo që më ka befasuar më shumë ka qenë pabarazia e kriterit në të njëjtën sfidë.

“Këtë nuk e kuptoj. Këtë dhe sasinë e faulleve që pësojnë Joao Felix dhe Morata, që duhen ndëshkuar”, ka thënë Cerezo duke iu referuar ndeshjes së fundit të Atletico Madrid në La Liga.

“Nuk është normale të luash gjithmonë me 9 lojtarë sepse kemi Morata-n dhe Joao-n në tokë 80% të ndeshjeve. Arbitri duhet t’i mbrojë lortarët nga fauellet e shumta.

VAR – Cerezo ka folur edhe për VAR: “Nuk më pëlqen, nuk është e drejtë. Besoj se arbitri duhet të japë gjykime dhe në rast se gabon, atëherë është pjesë e lojës. Por është kulmi që me VAR ka akoma më shumë polemika.

“Humben gjithmonë shumë minuta gjatë ndeshjes. Krijon mosbesim dhe pasiguri. Sipas mendimit tim është shumë larg objektivit për t’i dhënë fund çdo polemike, përkundrazi, i shton”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit