“Kjo mund të jetë fitorja që do të ndryshojë fatin e sezonit tonë”

2 Dhjetor 2019
9:29
Telesport
back button

Milan arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe në kampionat, duke mundur 1-0 Parma. Për mbrojtësin e skuadrës kuqezi Alessio Romagnoli, kjo fitore është e rëndësishme. “Krijuam shumë raste shënimi dhe për fat të mirë arritëm të konkretizojmë njërin prej tyre”, tha Romagnoli.

Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, të fitojmë. Të shënojmë dhe e rëndësishme të mos pësojmë gola. Unë shpresoj shumë që kjo të jetë ndeshja e kthesës dhe që ndryshon fatin e sezonit, pasi kjo sfidë na dha shumë informacion për të ardhmen”, tha më tej kapiteni i kuqezinjve.

Më tej, Romagnoli tha: “Çdo ditë në stërvitje punojmë për të qenë gati ndaj çdo rivali. E rëndësishme është të mos humbasim shpirtin e garës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit