“Kjo nuk është Serena e vërtetë, në finale zhdukem nga loja”

10 Shtator 2019
13:27
Telesport
back button

Serena Williams ende nuk e ka lënë mënjanë zhgënjimin e humbjes së finales së grand slam të US Open. Tenistja amerikane u mund 2-0 nga 19-vjeçarja kanadeze Bianca Andreescu. Në një intervistë për ESPN, ish-numri 1 në botë shprehet se është e pakënaqur nga vetja.

Në këtë finale nuk bëra asgjë mirë, duke nisur nga shërbimi. Natyrisht që meritë ka edhe rivalja, që luajti mirë dhe e meritoi fitoren. Gjithsesi, kjo nuk është Serena Williams që unë njoh dhe që në finale të tilla nuk humbet kollaj”, tha tenistja amerikane.

Serena Williams është ende në kuotën e 23 grand slam të fituara në karrierën e saj, një më pak se rekordmenia Margaret Court.

Unë dua të fitoj turneun dhe jo të thyej rekordin e Margaret. Kjo që po më ndodh me finalet është e çuditshme. Duhet të gjej një mënyrë që në finale të tilla të dalë në pah Serena e vërtetë dhe jo të venitem në këtë mënyrë”, tha tenistja 37-vjeçare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit