“Kjo sfidë nuk do të shtyhet më, më 12 dhjetor ata do të ngjiten në ring”

16 Shtator 2020
12:22
Gentian Spiri

Kubrat Pulev mund të qëndrojë i qetë, pasi sfida e peshave të rënda mes tij dhe kampionit të botës Anthony Joshua nuk do të shtyhet më. Kjo përballje është shtyrë dy herë këtë vit: një herë prej pandemisë dhe një herë për shkak të dëmtimit të Joshua (mban titujt IBF, WBA dhe WBO).

Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, tha: “Për fat, të gjitha ambientet e mëdha sportive janë në dispozicionin tonë. Më apo pa fansa, ato ambiente janë gati. Ne shpresojmë që të dalë pak diell në fund të tunelit pas gjithë këtij makthi nga pendemia”.

Të gjitha sportet u prekën nga pademia dhe kanë probleme me fansat. Ndoshta mund të kemi deri në 1000 fansa. Ne do të bëjmë atë që është më e mirë. Joshua dhe Pulev janë gati dhe besoj se më 12 dhjetor do të shohim këtë sfidë. Nuk ka më shtyrje”, tha Hearn.

Kjo përballje pritet të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës më 12 dhjetor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit