“Kjo situatë s’mund të vazhdojë”, tifozët kundër Messi-t: Ja çfarë do të bëjmë të dielën

16 Mars 2023
17:38
Denis Hakanaj
back button

Disa tifozë francezë të PSG-së kanë rënë dakord për të fërshëllyer sulmuesin argjentinas Lionel Messi, për faktin se është eliminuar para kohe në Champions edhe në këtë sezon dhe për një arsye tjetër.

“Do ta fërshëllejmë sepse kalon shumë kohë pa bërë punë në fushën e lojës. Nuk duam që një gjë e tillë të vazhdojë”, ka qenë mesazhi i disa tifozëve ultras të PSG-së në rrjetet sociale.

Grupi më i zjarrtë kundër argjentinasi është grupi i tifozëve Collectif Ultras Paris, që ka lajmëruar se çfarë do të bëjë në ndeshjen e ardhshme që skuadra do të luajë në shtëpi të dielën.

Skuadra e Galtier do të presë Rennes në javën e 28-të të Ligue 1. Messi, 35 vjeç, është te PSg nga viti 2021. Në dy sezone me argjentinasin në ekip, parisienët nuk kanë arritur të kualifikohen në çerekfinalet e Champions League.

Në këtë sezon, klubi i kryeqytetit francez është eliminuar nga Bayern Munich, duke u munduar nga skuadra gjermane në të dy ndeshjet. Messi nuk ka shënuar në 180 minutat dhe ka qenë i rrezikshëm vetëm në një rrethanë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit