“Kjo Vllazni luan për ta fituar çdo ndeshje, duhej të kishte 20 pikë”

24 Tetor 2019
9:36
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia e mbylli fazën e parë të kampionatit në vendin e dytë të renditjes. Fitorja e djeshme në Vlorë ishte “qershia mbi tortë” për këto 9 javë kampionat, ku kuqeblutë i kanë befasuar të gjithë me paraqitjen. Njëri ndër ish-futbollistët e skuadrës shkodrane, Çlirim Bashi, që vjen nga Gjermania për t’i parë e mbështetur të besuarit e Mirsaj Jonuz, ka bërë analizën e tij për atë që ka ndodhur: “Për analizën e fazës së parë, mendoj se Vllaznia duhej të kishte patjetër 20 pikë. Ishin 3 ndeshje në shtëpi, që mund të kishin dhënë tjetër produkt. Kundër Luftëtarit u falën 2 pikë. 

Kundër Partizanit dhe Tiranës na e hëngri hakun arbitri, bashkë me pikët. Njërën prej këtyre dy ndeshjeve do ta kishim fituar patjetër, nëqoftëse poshtërsinat e arbitrave nuk do të bëheshin. Jam shumë i kënaqur me ekipin. Kemi një mbrojtje shumë të mirë, pothuajse më të pakalueshmen në Superligë. Ekipi, javë pas jave do të forcohet më tepër, sepse mentaliteti është shumë i mirë. Kjo Vllazni luan në çdo ndeshje për fitore. Urime edhe njëherë për fazën parë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit