Klasikja e futbollit në stadium bosh, Tirana nuk paguan për tifozët

6 Nëntor 2019
15:22
Alfred Lleshi
back button

Tirana nuk paguan, që të kthejë në stadium tifozët. Pavarësisht se është konsumuar gjysma e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës (çka krijon mundësinë që pjesa e mbetur e pezullimit të tifozëve bardheblu të kompensohet me para), klubi 24 herë kampion nuk e ka parë të nevojshme këtë gjë, edhe pse në një klasike të futbollit shqiptar, si ajo e së premtes ndaj Tiranës, “lojtari i 12-të” do të ishte luks, sidomos kur luan në fushën tënde. Pra, “Selman Stermasi” do të jetë i boshatisur edhe për kryesfidën e javës së 12-të të Superiores, gjë që konfirmohet nga vetë organizatorët e këtij ballafaqimi të shumëpritur: 

“Tirana-Vllaznia do të luhet ditën e premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00. Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje josportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozërinë bardheblu”.

Dënimi i Disiplinës, 2 tetor 2019
Klubi i Tiranës dënohet me 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi, si dhe gjobë 500 mijë lekë të reja, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, duke mos vlerësuar nivelin e rriskut, mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve, që shfaqën materiale propoganduese, me të cilat kryhen provokime me karakter politik dhe shoqëror.

Udhërohet Tirana të mbyllur pjesërisht stadiumin “Selman Stërmasi” në sektorin G3 për sezonin futbollistik 2019-2020, duke ndaluar hyrjen e grupimit të tifozëve “Capital Crew”. 8 tifozëve bardheblu (të identifikuar me emër dhe mbiemër) u ndalohet përjetë hyrja në stadiume dhe në aktivitetet që organizon FSHF.

Ndeshjet e luajtura në shtëpi nga Tirana, pas dënimit të Disiplinës
02.10.2019: Tirana-Shënkolli 4-0
19.10.2019: Tirana-Laçi 2-1

Lajme të tjera

Lajmet e fundit