Klauzola anti-Juventus dhe bonusi “Inter”, rroga “faraonike” dhe fanela e Cavanit: zbuloni detajet Icardi-PSG!

1 Qershor 2020
12:58
Telesport
back button

Marrëveshja e vitit. Kështu ishte etiketuar në shtator të vitit të shkuar huazimi i Mauro Icardit në Paris, ku PSG kishte të drejtën e blerjes së kartonit brenda 31 majit 2020, ashtu siç edhe ndodhi.

Francezët kishin përgatitur edhe kontratën e re të argjentinasit, që do të firmoste menjëherë deri në vitin 2024 nën kullën Eiphel! E përfshirë, edhe një klauzolë anti-Juventus! Nëse brenda 4 viteve, PSG do ta shesë në Itali sulmuesin, atëherë Interi duhet të përfitojë edhe 15 mln euro të tjera veç 50 mln eurove tani dhe 8 mln bonus për arritje sportive dhe rezultate individuale.

Icardi e le sue ambizioni: "Voglio vincere con il PSG" | Goal.com

Sigurisht, skonto që i është bërë PSG ishte e frikshme: 20 mln euro. Por, në këtë periudhë pandemie vlera e kartonëve është ulur të paktën 20% dhe kjo logjikë do të vazhdojë të ndiqet. Icardi tashmë do të përfitojë 12 milionë euro bruto në sezon, më shumë se 9,2 milionë euro neto. Pra, më pak se Verratti dhe Marquinhos që rinovuan në vjeshtë deri në 2024, por me 1.2 milionë euro bruto në muaj.

Il futuro di Icardi dipende anche da Neymar e dal Fair Play Uefa ...

Për Icardin 1 milionë euro bruto në muaj dhe i gjashti në renditjen e rrogave te PSG, pas Neymar (3.06), Mbappe (1.91) dhe Di Maria (1.1). Matadori Cavani, pas shtatë sezonesh, do të largohet duke mos rinovuar (200 gola në 301 ndeshje). Icardi, sipas “L’Equipe”, ka kërkuar edhe fanelën me nr.9 të uruguajianit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit