Klauzola e Brozovic shqetëson Interin, Marotta ka një plan!

24 Shkurt 2020
15:53
back button

Që kur Luciano Spalletti i ndryshoi pozicionin dhe e vendosi ta bënte mesfushor përpara mbrojtjes, Marcelo Brozovic është bërë edhe më shumë produktiv dhe titullar i padiskutueshëm te Interi. Me largimin e Spallettit u mendua se do të kishte vështirësi për kroatin, por kështu nuk po ndodh, pasi Antonio Conte e sheh edhe më shumë në qendër të taktikave të tij.

Por, tashmë ka një problem lidhur me vlerën e lojtarit. Sot Brozovic fiton 2.5 mln euro në sezon me kontratën e re që firmosi në verën e vitit 2018 dhe ku klauzola u bë nga 50 mln euro në 60 mln euro për dy javët e para të korrikut dhe e vlefshme vetëm për jashtë Italisë.

Marotta është duke menduar që të heqë këtë klauzolë, për të pasur në dorë fatin e djaloshit, ndërsa sigurisht që duhet menduar edhe rritja e rrogës më pas, deri në 4 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit