Klauzolë dhe lamtumirë, Atletico gjen pasardhësin e Simeone-s

4 Maj 2022
15:42
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Diego Pablo Simeone-s në drejtim të Atletico Madrid mund të jetë drejt fundit. Bashkëpunimi mes plavë mund të ndërpritet pas disa muajve për shkak të një klauzole në kontratën e trajnerit.

Në fakt, në rast se Colchoneros nuk do të kualifikoheshin dot për edicionin e ardhshëm të Champions League, klubi do të kishte të drejtën të shkurtonte rrogën e Simeone-s, i cili fiton 20 milionë euro në sezon.

Gjithashtu, klubi spanjoll duket se është vënë në lëvizje edhe për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm të Cholo-s. Profili i përzgjedhur duket se është ai i Mauricio Pochettino-s.

Sipas Elgoldigital.com, trajneri argjentinas, i cili është drejt lamtumirës nga PSG, shihet si favorit ëpr të marrë drejtimin e madrilenëve sezonin e ardhshëm.

Një lajm ky që shton shpresat e Inter-it, prej kohësh i interesuar për Simeone-n, edhe pse kthimi i Diego-s te zikaltrit si trajner duket shumë i vështirë për shkak të rrogës së tij. Megjithatë, të ëndërrosh nuk kushton asgjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit