Klinsmann përgatit kthimin e bujshëm: Gjithçka është e mundur…

23 Prill 2021
15:43
Denis Hakanaj
back button

Largimi i Jose Mourinho-s nga Tottenham ka befasuar botën e futbollit, veçanërisht atë anglez.

Spurs kanë vendosur ta shkarkojnë Special One dhe t’ia besojnë stolin, deri në fundin e sezonit, Ryan Mason. Një vendim i përkohshëm që hap disa skenarë në lidhje me atë që do të jetë trajneri i londinezëve për sezonin e ardhshëm.

Emrave të ndryshëm i është shtuar edhe ai i Jurgen Klinsmann.

Vetë ish-futbollisti dhe trajneri, në të kaluarën edhe trajneri Gjermanisë, e ka pranuar mundësinë e një të ardhmeje në Premier League, ku pikërisht me fanellën e Spurs ka luajtur në sezonin 1994-95.

“Gjithçka është e mundur në këtë jetë”, ka thënë Klinsmann për ESPN FC. “Nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha drejtuar kombëtaren gjermane në Botëror. Nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha drejtuar kombëtaren amerikane për gjashtë vite, apo të kisha drejtuar Bayern-in. Kështu që të shohim pas disa muajsh se kush do të jetë trajneri i Tottenham-it”.

Në lidhje me shkarkimin e Mourinho-s:

“Ka qenë një vendim i rëndësishëm, i madh. Edhe për momentin kur ka ardhur. Pak ditë para finales së kupës. Besoj se ka qenë një vendim i bazuar te stili i lojës i Jose. Edhe pse skuadra po lufton për një vend në Champions League”, ka thënë gjermani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit