Klithma dëshpëruese e boksieres për të mos vazhduar duelin: Thjesht dua të kthehem gjallë në shtëpi (pamjet)

27 Qershor 2022
9:36
Alfred Lleshi
back button

Boksierja amerikane Jessica ‘Caskilla’ Mc Caskill vendosi xherdanin si kampione botërore në peshën e lehtë WBA, WBC, IBF, WBO dhe “The Ring”, pasi triumfoi kundër meksikanes Alma Ibarra në San Antonio.

Mc Caskill ishte shumë më superiore gjatë gjithë dyluftimit ndaj Alma Ibarra, e cila, përpara se të dilte për të luftuar në raundin e katërt, ia përcolli dëshpërimin trajnerit të saj në qoshe të ringut.

“Jo… Jo… Unë thjesht dua të kthehem gjallë në shtëpi”, – i bërtet Alma Ibarra trajnerit të saj, duke refuzuar të luftojë përsëri.

Meksikanja u largua dhe Jessica Mc Caskill (12-2-0), e cila është kampione e botës që nga viti 2018, e fitoi duelin dhe ruajti “spaletat” e kampionit.

Alma Ibarra, e cila humbi mundësinë për të përfaqësuar Meksikën në Lojërat Olimpike të Tokios, pasi u bë viktimë e një rrëmbimi, e la rekordin e saj në (10-2-0).

Ibarra u rrëmbye nga hoteli i saj në Veracruz së bashku me trajnerin, Carlos Medellín. Në fillim u tha se kjo ndodhi për sigurinë e tyre, por nuk ishte ashtu.

Kur policia shkoi në vendin ku ajo qëndronte, rrëmbyesit kishin marrë tashmë një shumë parash nga familja e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit