Klithma korçare: Çfarë ka bërë ky Skënderbe që të trajtohet kështu?!

12 Dhjetor 2018
17:01
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu nuk fiton prej 3 ndeshjesh në kampionat dhe kjo ka nxitur zërat se skuadra korçare po kalon një mini-krizë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Orges Shehi nuk po gjen ritmin e duhur, pasi barazoi me Tiranën në kryeqytet, humbi “kështjellën” ndaj Teutës në Korçë dhe u mposht dhe nga Kukësi në Kamzë pas gafës së Aldo Teqja. Ekipi nuk po arrin të fitojë, por një nga emrat e rëndësishëm të futbollit korçar, Dhimitraq Xhambazi, mendon se skuadra nuk është në errësirë, por po kalon thjeshtë një ngërç momental. Ai ka shpalosur mendimin e tij në një intervistë për Telesport.

Në futboll njihen këto probleme të ekipeve të mira. Nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por dhe në botë që në një moment skuadra ul tempin dhe nuk është aty ku duhet. Skënderbeu ka qenë i mirë në ndeshjet e para dhe kemi parë se është mirëndërtuar dhe ka premtuar shumë, duke e krahasuar dhe me ekipin e para 2-3 vjetëve.

“Në 3-4 ndeshjet e fundit nuk kemi parë një Skënderbe të mirë. Si duket euforia ka ndikuar, ndeshjet ndjekin njëra-tjetrën dhe ecuria nuk ka qenë pozitive.  Mendoj se nëse Skënderbeu motivohet mund të arrijë diçka. Vendi i parë aty është, por dhe vendi i dytë dhe i treti nuk do të thotë se nuk janë vende nderi”. 

Në Korçë ethet e vendimit të CAS-it janë prezente, pasi dënimi nga UEFA ka ndikuar goxha në klubin e “ujqërve”. Ekipi është transformuar, shpenzimet janë ulur, ndërsa mosbesimi është i madh.

Kjo çështja e CAS-it është zvarritur aq shumë sa dhe ne jemi bërë të bezdisur duke folur. Njëherë u tha në nëntor, pastaj në dhjetor, tani në janar e nuk dihet kur do të jepet. Çfarë ka bërë ky Skënderbe që të kalojë thuajse një vit dhe të mos merret ende vendimi? Ka ndikim, por nuk duhet të ndikojë aq shumë. Ekipi luan futboll dhe ka eksperiencë, pasi kemi luajtur dhe në Kupat e Europës. Për mua është diçka e kalueshme” – përfundon Xhambazi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit