Klopp acarohet me gazetarët: Boll me Van Dijk, do tregojmë se kur do të jetë gati!

23 Tetor 2020
19:10
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Jurgen Klopp ka marrë një goditje të vërtetë këtë edicion, pasi nuk do të ketë në dispozicion Virgil van Dijk. Mbrojtësi u dëmtua në ndeshjen kundër Evertonit, ndërsa nuk dihet koha e rikuperimit të tij.

Numri një i stolit foli para ndeshjes kundër Sheffield United dhe e konfirmoi diçka të tillë. “Të kryhet operacioni njëherë, pastaj të shohim se kur mund të rikthehet. E di që njerëzit kanë interes të madh për Van Dijk, por nuk është normale të flasim çdo ditë në lidhje se kur mund të rikthehet sërish në fushë.

“Nuk duam ta dimë fare se sa gjatë do të na mungojë. Nevojitet kohë para se situata e tij të jetë krejtësisht e qartë. Rikuperimet ndryshojnë në bazë të lojtarëve, çdokush e përballon situatën ndryshe nga të tjerët“, – tha trajneri gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit