Klopp dënon spiunin: “’I Çmenduri’ nuk duhet të sillet ashtu!”

18 Janar 2019
20:17
back button

Në fund të fundit, në Premier League nuk është zbuluar ende asnjë rast i tillë, por kurrë mos thuaj kurrë. Kështu që më mirë të përgatiten. Marcelo Bielsa u detyrua të zbrasë theshin, pas çështjes së shpërthyer në stërvitjen e skuadrës së Frank Lampard, para sfidës mes Leeds United dhe Derby Couty. Ishte që ishte, argjentinasi ka rrëfyer se ka spiunuar deri tani të gjithë kundërshtarët e skuadrës së tij. Një zbulim që ka tronditur Championship-in, madje duke ngritur veshët e të gjithë trajnerëve në Angli. Më i fundit që u pozicionua në raport me argjentinasin ishte gjermani Jürgen Klopp, në krye të klasifikimit të Premier League me Liverpool-in e tij.

Që çështja “Bielsa” ka shtyrë “Të Kuqtë” të blejnë tenda mbrojtëse ekstra? Kjo do të ishte e tepërt, por të gjitha skuadrat do të ngrejnë barrikada me më shumë kujdes pas asaj që ndodhi në shtëpinë e Derby County. Cili më mirë se trajneri i kryesuesve të Premier League mund të ngrinte zërin në Angli? 

“Tendat nuk shërbejnë në të gjitha seancat stërvitore të javës, sepse në pjesën më të madhe të rasteve, nuk është problem i madh nëse diksh sheh. I përdorim vetëm në ditët e fundit para ndeshjeve, sepse ajo seancë stërvitore nuk duhet të jetë për askënd tjetër. Kupton shumë gjëra, sepse stërvit lojtarët në formacion. Të gjithë do të donin të kishin atë informacion, por askush nuk ia del. E zbulon vetëm në stadium”, u shpreh Klopp për Four Four Two.

“Kuptoj që Marcelo dëshiron të ketë këto informacione, të gjithë do të donim t’i kishim ndaj kundërshtarit, por duhet të pranojmë faktin që nuk është e mundur. Askush nuk dëshiron që të jetë dikush përreth gjatë seancave speciale”, kritikoi gjermani sjelljen e Bielsas, por gjithsesi duke i njohur edhe meritat.

“Përmbledhja e tij publike ishte impresionuese dhe nuk ka dyshim se ai është një trajner i jashtëzakonshëm. Është dikushi i angazhuar për të qenë në krye, por në këto këto nivele jemi të gjithë. E respektoj, por nuk sillet ashtu sikurse duhet të bëjë. Vetëm disa duhet të shohin seancat pranë ndeshjeve. Jemi të gjithë dakord me këtë”, të gjithë me përjashtim të Bielsas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit