Klopp dhe finalja e Parisit: “Humbja ishte problemi më i vogël për ne atë natë”

10 Korrik 2022
9:00
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të Liverpool-it, trajneri i të Kuqve, Jurgen Klopp, është kthyer të flasë për finalen e Champions League të humbur 28 majin e kaluar kundër Real Madrid, ndeshje e karakterizuar nga problemet që kanë ndodhur jashtë stadiumit para ndeshjes:

“Kam takuar vetëm pak persona që kanë qenë me fat. Të gjithë të tjerët që kam takuar, duke përfshirë edhe familjen time, kanë bërë sherr në masë jashtë stadiumit”, ka thënë Klopp.

“Mendoj se është e qartë se organizimi ka q enë shumë i keq. Besoj se mes gjithë gjërave që kanë ndodhur, humbja e finales ka qenë problemi më vogël.

“Situata të tilla duhet të zgjidhen dhe të sqarohen. Kryesisht për arsyen se nuk mund të ndodhë përsëri. Mendoj se jemi me fat se nuk ndodhi më shumë se aq.

“Duhet të sigurohemi që të mos ndodhë përsëri. Siç thashë: problemi më i vogël pas një ndeshje si ajo, ishte që e humbëm finalen.

“Kjo tregon gjithçka. Është arsyeja pse të gjithë, autoritetet, duhet të sigurohen që të mos ndodhë më. Mendoj se autoritetet i njohin problemet lokale. Megjithatë, UEFA vendosi shumë shpejt që finalja të luhej në Paris”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit