Klopp: Do ta provojmë, por do të doja të isha në vendin e Ancelotti

15 Mars 2023
9:12
Telesport
back button

Liverpool do të kërkojë sot një rikthim pothuajse të pamundur të rezultatit në “Bernabeu”, në ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Real Madrid. Madrilenët fituan 5-2 në fushën e “reds” dy javë më parë, ndaj trajneri Jurgen Klopp e di mirë se përmbysja është thuajse një “mision i pamundur”

Real është favorit, por ne e kemi për detyrë të provojmë edhe nëse kemi 1% mundësi. Jemi të aftë të befasojmë, por do të jetë e vështirë vetëm të fitojmë. Do të përpiqemi të bëjmë atë që bëmë në pjesën e parë në Anfield. Unë jam i vetmi që besoj se kemi shanse, por kjo është mirë. Ne do të përpiqemi sepse ne respektojmë konkurrencën dhe sportin. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe ky është një avantazh”, tha Klopp

Më tej, trajneri gjerman shton: “Do të preferoja të isha në pozicionin e Ancelotti. Reali është ekip i madh dhe kur nuhasin gjak, nuk të lënë të ikësh. Ata kanë gjithë respektin tim, kanë lojtarë që kanë përfaqësuar një brez të jashtëzakonshëm: Modric, Kroos dhe Benzema mund të luajnë deri në 45 vjeç. Dhe ka shumë të rinj, prej tyre kemi mësuar të jemi më të fortë”.

I pyetur nëse e ka riparë ndeshjen e parë në “Anfield”, Klopp shprehet: “E pashë vetëm një herë, pastaj pamë ndeshjet e tjera të Real. Ata janë të mirë në gjithçka, nuk ka rëndësi se si i trajtojnë ndeshjet. Ne e dimë se sa të mirë janë, por ne do të përpiqemi. Ne jemi vetëm ata që e besojnë, të gjithë mendojnë se nuk ka asgjë për të bërë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit