Klopp fundos Wenger pas barazimit me Chelsea-n: “Jam i lumtur që s’më ndodhi mua”

21 Janar 2023
18:29
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionatin anglez pas një barazimi pa gola të marrë në shtëpi kundër Chelsea-t në javën e 21-të.

Të Kuqtë mbajnë vendin e tetë në klasifikim dhe janë shumë larg zonës Champions League. Megjithatë, trajneri Klopp është shprehur i kënaqur pas ndeshjes, që ka qenë edhe ndeshja e tij numër 1000 si trajner.

Në fakt, trajneri gjerman ka vendosur ta shikojë gotën gjysmë të mbushur dhe ka kujtuar atë që i ka ndodhur Arsene Wenger në ndeshjen e tij numër 1000 si trajner.

“Në ndeshjen e tij numër 1000, Wenger u mund 6-0. Të paktën mua s’më ndodhi një gjë e tillë dhe jam shumë i kënaqur me rezultatin e marrë”, ka thënë Klopp.

“Nuk kemi pësuar gol kundër një ekipi të madh si Chelsea, duke krijuar edhe raste, por rezultati më pëlqen sepse tani mund të punojmë mbi këtë.

Në lidhje me pozicionin në renditje të dy skuadrave: “Po flasim për një ndeshje që ka vënë përballë vendin e nëntë me të dhjetë, dhe ndeshje të tilla ndodhin. Megjithatë, kam parë një paraqitje të mirë në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit