Klopp futet seriozisht për xhevahirin e Barcelona-s! Duan ta paguajnë 50 mln euro. Xavi tani i shqetësuar, Barcelona kontakton agjentin

28 Maj 2022
0:27
Telesport
back button

Problemet e fundit me të cilat përballet Barcelona në negociatat për rinovimin e Gavi mund ta “shtyjnë” mesfushorin e ri drejt Anglisë. Lajmi ka dale sonte nga prestigjozja “Sport” qe informon edhe situaten…

Sic raporton Sport, ne fakt, Jurgen Klopp është fjalë për fjalë i dashuruar me spanjollin 17-vjeçar dhe prej muajsh i ka kërkuar drejtuesve të Reds që të bëjnë përpjekje për ta blerë atë.

Britanikët do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e përfundimit prej 50 milionë eurosh, por klubi blaugrana nuk dorëzohet dhe vazhdon të flase me Ivan de la Pena, agjentin e djalit.

Ka një hendek të rëndësishëm midis ofertës dhe kërkesës për t’u mbyllur, por vullneti i lojtarit ka qenë gjithmonë të qëndrojë në Katalonjë. Kjo sepse ai eshte rritur me fanelen e Barcelona-s dhe per kete arsye e sheh veten aty.

Nisur edhe nga fakti se ne nje moment kur luhet Boterori ne Katar, ai deshiron te luaje me vazhdimesi dhe ne Angli mund te beje stolin fillimisht. Megjithate, shume do te varet nga oferta qe do te beje ne kete rast Laporta & Co…

Ai është një mesfushor krahu shumë teknik, për këtë cilësi mund të përdoret edhe si anësor sulmues apo mesfushor sulmues. Karakteristikat e tij kryesore janë aftësia për të vendosur lojën dhe gatishmërinë. Ai krahasohet me ish-lojtarin dhe tani trajnerin e tij, Xavi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit