Klopp gjen fajtorin e humbjes: Ai moment ndryshoi ndeshjen

17 Shtator 2019
23:36
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur në konferencë për ash typ pas humbjes 2-0 të pësuar në javën e parë të sezonit të ri të Champions League kundër Napoli-t.  

“Kemi luajtur shumë më mirë se një vit më parë”, ka thënë gjermani. “Kemi parur disa momente pozitive dhe kemi kontrolluar ndeshjen për pjesën më të madhe. Dy skuadrat kanë treguar respekt për njëra-tjetrën dhe kanë luajtur në mënyrë kompakte”.

“Të dyja janë mbrojtur mirë dhe na është dashur të punojmë shumë. Në pjesën e dytë ndeshja është ndezur dhe më pas ka ardhur penalltia që ndryshoi takimin. Nuk kemi luajtur keq, edhe pse duhet të jemi shumë kritikë në analizat që bëjmë”.

“Penalltia?  Unë mendoj se është e pamundur të jepet kur lojtari kundërshtar kërcen para se të ndodhë kontakti. Nuk ka penallti, por nuk mund t’i ndryshojmë gjërat”, ka përfunduar Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit