Klopp gjen mbrojtës në Angli, zëvendësuesi i Van Dijk vjen nga rivalët

14 Janar 2021
17:07
Eraldo Harlicaj
back button

Arsenali i ka ofruar mundësinë Liverpoolit për të nënshkruar me Sokratis Papastathopoulos. Mbrojtësi grek nuk po gjen veten në Londër, por mund të kalojë nën urdhrat e trajnerit Klopp.

Kampionët e Anglisë kanë probleme me qendrën e mbrojtjes. Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja mund të arrihet nëse “Redsat” kanë dëshirë.

Arteta e tha dhe vetë se Sokratis mund të huazohet. Klopp nga krahu tjetër ka nevojë për lojtarin dhe do ta ndihmonte shumë. Greku ka eksperiencë te madhe në Angli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit