Klopp i frikësohet Atalanta-s, fajin e ka Premier League dhe TV

2 Tetor 2020
18:46
Denis Hakanaj
back button

Jurgen Klopp, si zakonisht, nuk është kurrë banal në konferencat për shtyp.

Në këtë rast nuk i ka kursyer komplimentet për Atalanta-n, kundërshtari i ardhshëm i Liverpool-it në Champions League.

“Atalanta është një skuadër e fortë, – ka thënë Klopp, – meriton të qëndrojë në nivele të larta në Itali, në sezonin e kaluar ka qenë surpriza e kampionatit”.

“Ajax-i është një fabrikë talenetesh, do të duhet një analizë e kujdesshme për rivalët tanë që pres me padurim ta bëj”.

Trajneri i Të Kuqve është ndalur më pas te tema delikate e ndeshjeve të kombëtareve:

“Premier League dhe TV na e vështirësojnë jetën, duke mos e vrarë mendjen nëse disa lojtarë luajnë në Peru të mërkurën në mbrëmje, për  ata janë gjithsesi gati për të luajtur të shtunën”.

“Jam shumë i shqetësuar, është një periudhë në të cilën duhet të qëndrojmë të gjithë me familjet tona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit