Klopp i pakënaqur me të tijtë: Ja ku duhet të përmirësohemi

22 Tetor 2019
21:28
back button

 Jurgen Klopp pranon se Liverpool rrezikon të eliminohet nga Champions League nëse nuk përmirësohet jashtë fushe. The Reds do të luajnë ndaj Genk në Belgjikë të mërkurën dhe kjo është deklarata e trajnerit gjerman në konferencën e shtypit.

“Duke parë grupin e vitit të kaluar ishim me fat sepse mund të humbnim tri ndeshje jashtë fushe dhe prapëseprapë të kualifikoheshim.

Megjithatë, kjo gjë nuk do të ndodhë këtë vit. Është komplet ndryshe. Nuk varemi nga ndeshjet në shtëpi apo nga momente magjike.

E dimë se duhet të përmirësohemi dhe do ta provojmë derisa të funksionojë. Nominimet e lojtarëve të mi për Ballon d’Or? Është një shenjë shumë e mirë pas sezonit të kaluar sepse tregon se kemi bërë një paraqitje të madhe.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit