Klopp ironik: Merkato? Vetëm në Angli ndodh kjo

12 Korrik 2019
12:21
back button

Liverpool ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe të enjten në mbrëmje fitoi miqësoren e parë, në Tranmere, në një sfidë ku traneri Jurgen Klopp aktivizoi shumë të rinj dhe një ndër ata që spikatën ishte sulmuesi Rhian Brewster.

Pas ndeshjes Klopp foli për mediat dhe natyrisht lavdëroi të rinjtë, duke folur edhe për merkaton: "Nuk kemi kryer blerje? I kemi marrë disa lojtarë, por ju nuk e kuptoni. Rhian Brewster ishte i shkëlqyer, do të jetë pjesë e ekipit të parë. Oxlade-Chamberlain nuk luajti sezonin e shkuar, është blerje e re për ne. Edhe të rinjtë e tjerë janë blerje të reja". 

Për blerje të bujshme: "Problemi është se merkatoja është e hapur vetëm deri në 8 gusht. Gjithë Europa diskutoi idenë e mbylljes së merkatos më herët, por i vetmi vend që e bëri këtë gjë ishte Anglia, ndaj tani e mbyllim merkaton 3 javë para të tjerëve. Të shohim, por nuk mendoj se do jetë merkatoja më e madhe e gjithë kohërave për ne".

Përgatitjet: "Do kemi shumë probleme. Sadio Mane është në Kupën e Afrikës, brazilianët më në fund e mbyllën sezonin e tyre 30-mujor dhe kanë nevojë për pushim".

Brewster zbulim: "I mrekullueshëm, tani e ka ai në dorë. Edhe Origi do qëndrojë, lajm shumë i mirë. Nuk është larguar askush, Brewster duhet të tregojë se është i aftë dhe meriton minuta gjatë sezonit".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit