Klopp: Ja si mu duk reagimi i Sterling pas abuzimit racial

10 Dhjetor 2018
17:06
back button

Jurgen Klopp ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për Raheem Sterling teksa ka përgëzuar anglezin pasi ka trajtuar pa respekt ata që e abuzuan në Stamford Bridge.

Trajneri i Liverpool thotë se e ka parë ndeshjen mes City-t dhe Chelsea-t të shtunën në mbrëmje dhe e kishte dalluar abuzimin ndaj yllit të përfaqësueses angleze teksa ai po kryente një goditje këndore.

Incidenti tashmë po investigohet nga policia vendase.

“E pashë ndeshjen dhe mendoj se e kapa situatën kur ai shkoi për të kryer goditjen e këndit dhe disa tipa e kanë ofenduar.

"Nuk e dëgjova se çfarë thanë, por menjëherë mendova se reagimi i tij ishte thjesht brilant,” shprehet trajneri i Liverpool në prag të ndeshjes ndaj Napolit në Champions League.

“Ai dha përgjigjen e duhur, duke mos reaguar ndaj provokimeve. Ata nuk meritojnë asnjë reagim, ata nuk meritojnë respekt.

"Nuk jam i befasuar që gjëra të tilla ndodhin akoma por më pëlqen fakti se të gjithë dolëm në krah të Sterling, duke thënë se ‘Nuk mund të thuash më çfarë të duash, nuk është e mundur’”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit