Klopp: Jemi më solidë, ky është Liverpool që më pëlqen të shoh gjithnjë

1 Dhjetor 2023
9:04
Telesport
back button

Skuadra e Liverpool fitoi 4-0 ndaj Lask në Europa League, duke u kualifikuar për në raundin tjetër. “Reds” janë në vendin e parë në grup. “Ishte një ndeshje e mirë dhe pati gjëra të bukura por edhe momente më pak të bukura”, tha trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

E kam thënë gjithnjë, që duhet ende të rritemi e të përmirësohemi. Fakti që nuk pësuam gol është i rëndësishëm, pasi në mbrojtje lujtëm mjaft mirë. Ishim një ekip solid dhe në shumicën e kohës ishim padronë në fushë. Ky është ekipi që kam dëshirë të kem gjithnjë”, tha më tej Klopp.

Fakti që jemi të parët në grup na e bën disi më të lehtë ndeshjen e fundit edhe pse do të luajmë jashtë fushe. Për momentin do të rikuperojmë energji, por nga janari do të nisë një aventurë e re në Europë”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit