Klopp justifikon blerjen 75 mln euroshe! “Mos u nxitoni, në këtë moment ai…”

3 Tetor 2022
17:46
Telesport
back button

Darwin Nunez e nisi me shumë vrull aventurën e tij tek Liverpool teksa shënoi në debutim ndaj Manchester City në finalen e Community Shield, pra Superkupa e Anglise, ndërsa vijoi me gol edhe në sfidën e parë të Premier League ndaj Fulham.

Por, më pas erdhi kartoni i kuq ndaj Crystal Palace dhe pezullimi me tre ndeshje. Pikerisht pas kesaj ndodhie, trajneri Jurgen Klopp nuk e ka aktivizuar si titullar. Së fundmi, tekniku gjerman theksoi se sulmuesit uruguajian i duhet ende kohë për t’u përshtatur ndërsa shton se e rëndësishme është që te mos kjete nxitim.

“Nunez ende është në mes të procesit të përshtatjes, e di mirë që të gjithë presin që lojtarët e rinj të shkëlqejnë menjëherë, por nuk ndodh kështu. Jam shumë i qetë për Nunez, sepse mbi të gjitha ai nuk shqetësohet për situatën që po kalon.

Sigurisht, pezullimi prej tre ndeshjesh nuk e ndihmoi, pa harruar që edhe skuadra nuk është në një moment të mirë. As pjesa tjetër e ekipit nuk po shkëlqen, diçka e tillë nuk e bën të lehtë për një sulmues te futet ne mekanizma”, u shpreh Klopp.

Darwin Nunez u ble plot 75 mln euro nga Liverpool dhe sigurisht qe pritet me shume nga ai ne fushe por deri tani ka qene nje zhgenjim i madh, ndryshe nga Haaland te Manchester City qe po shenon cdo jave!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit