Klopp: Kurrë s’kam parë një ndeshje si kjo, pasi barazuam donim me çdo kusht të fitonim

4 Dhjetor 2023
11:46
Telesport
back button

Liverpool fitoi 4-3 ndaj Fulham në një ndeshje të çmendur në Premier League. “Reds” përmbysën disavantazhin 2-3 në minutat e fundit, duke realizuar dy gola në kohën shtesë. Fitore që mban Liverpool në zonën Champions League.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, duke komentuar këtë triumf tha: “Ndjenja pas ndeshjes ishte e jashtëzakonshme. Gjatë lojës ishte paksa ndryshe në momente të caktuara, por kur fituam ishte një festë e madhe dhe e merituar”.

Kur ishim në disavantazh u thashë djemve se ishim pak memecë në fushë. Por kur barazuam 3-3 të gjithë mund të shihni se djemtë donin më shumë dhe e arritëm fitoren. Mendoj se ishim pak me fat”, tha më tej trajneri i Liverpool.

Ishte një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë ata që ishin këtu. Nuk mendoj se dikush do të kishte menduar para ndeshjes se Liverpool-Fulham do të ishte një ndeshje që nuk do ta harroni kurrë në jetën tuaj. Por jeni të mirëpritur. Unë kurrë nuk kam parë një ndeshje me kaq rivalitet sa kjo”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit